Skip to content
Kronikë

E rëndë në Durrës! I riu futet të shpëtojë nga mbytja dy të mitur, por nuk arrin të dalë vetë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, në plazhin e quajtur Bisht Pallë.

Dyshohet se një 18-vjeçar është mbytur ne det, teksa po shpëtonte dy 15-vjeçarë të cilët nuk po dilnin dot nga deti.  Dy të miturit kanë dalë nga deti dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë.

Pas momentit të shpëtimit të të miturve e gjithë vëmendja e pushuesve ka qenë tek ta dhe askush nuk e ka vënë re 18-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia ka nisur kërkimet në det për gjetjen e të riut.

Vlen të përmendim se teksa jemi në një muaj ‘kyç’ të sezonit turistik, gjendja në pjesën dërrmuese të plazheve të vendit paraqitet problematike.  Veçanërisht në plazhin e Durrësit, ku kullat e vrojtimit në bregdet janë bosh.  Mungesa e tyre i bën plazhet të pasigurta për turistët. Pushues nga i gjithë vendi kanë populluar edhe plazhet e Vlorës, por evidentohet se elementët e sigurisë mungojnë.  Të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë verën e shkuar,ku vetëm  8 prej tyre vetëm në bregdetin e Velipojës.   Ndër vite, ndonëse një detyrim ligjor, kontraktimi i vrojtuesve të certifikuar të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar.