Fieri është tronditur nga një ngjarje e rëndë në datën 5 korrik, ku i biri 30-vjeçar, Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënën e tij Donika Çobaj.
Autori i kësaj ngjarje të rëndë ka shfaqur pendesë përpara togave të zeza. Burimet për ‘News24’ dhe ‘Balkan Web’ bëjnë me dije se 30-vjeçari Klodian Çobaj është shprehur se e ka qëlluar nënën e tij në kushte të rënda psikologjike. Duke qarë gjatë gjithë seancës ai ka kërkuar t’i jepet dënimi maksimal për këtë vepër të rëndë.
Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 30 vjecarin Klodian Çobaj, autori i plagosjes me thikë të nënës së tij, Donika Çobaj. Ngjarja ndodhi në datën 5 korrik në Dukas të Patosit.
Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat, pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.
Kujtojmë që Klodian Çobaj ka goditur disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
“Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjalë, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët pas ngjarjes së rëndë.