Kryetari i Partisë Demokratike, lideri historik ka mbajtur fjalimin gjatë protestës së ditës së sotme, duke u shprehur se ky është vetëm fillimi, ne do t’ia presim biletën Ramës. Ndërkoë që tubimi i sotëm zfjati për rreth 2 orë, por u paralajmërua një vazhdimsi e saj, ndonëse nuk u dha një datë.
“Dhe çdo gjë ka nëntoke e saj. Miliarda fuçi naftë ka nëntoka e saj. Brigjet e deteve dhe liqeneve të saj janë magjia e vërtetë e bukurive natyrore. Alpet janë madhështorë. Të gjitha kanë potencial të jashtëzakonshëm turistik. Por çfarë ndodh me shqiptarët, çfarë ndodh me këto pasuri. Këto pasuri janë shndërruar në mallkim për Shqipërinë dhe shqiptarët se njëlloj si dikur pasuritë e vendeve të kolonizuara shfrytëzoheshin barbarisht dhe popujt s’fitonin asgjë, ato sot shfrytëzohen nga oligarkë të pangopur që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Ju varfëroi dhe varfëroi gjithmonë e më shumë.
Për të gjitha këto nga ky shesh, në emër të gjithë shqiptarëve të bëjë thirrje “Boll vodhe, IK”.
Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik se një komb që lind e rrit fëmijë për migracion është komb pa rini, pa të ardhme. Edi Rama me politikat që ka ndjekur, ka ndërmarrë në 5 vite largimin e më shumë se 540 mijë shqiptarëve dhe të rinjve nga Shqipëria. As Subiloviçi s’do kishte ndjekur një politikë të tillë ndaj shqiptarëve. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve se i përket atij soji që vriste, që ekzekutonte, që burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët. Për të gjitha këto qëndrime ne do t’i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë.?