Ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma gjatë një deklarate për mediat është shprehur pro protestës së 7 korrikut të thirrur nga lideri i PD Sali Berisha. Deputetja Duma ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe tha sot se do t’i bashkohet protestës së datës 7 korrik, ndërsa bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje. Ajo shtoi se është e nevojsheme të konsultohen të gjithë deputetët për strategjinë që do ndiqet.
E pyetur nga gazetarët nëse do të angazhohet për të thirrur njerëz në protestë, Duma tha: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja.
Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.
Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq. Strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër”, deklaroi ajo.
Gjithashtu edhe Ervin Salianji ka konfirmur pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut duke theksuar se kjo protestë është forma e duhur e reagimit duke marrë parasysh problemet dhe gjendjen e mjerueshme të vendit.
Salianji deklaroi se i qëndron deklaratave të bëra pas 6 marsit, por që gjithmonë do të jetë në të njëjtën linjë me demokratët dhe votën e tyre të lirë.
“Secili të bëjë maksimumim, përgjegjësia bie mbi ata që e kanë organizuar, ajo që ka rëndësi është qe Shqipëria ka një mijë e një arsye për të protestuar. Kjo është arsyeja e kësaj forme reagimi, sepse vendi ndodhet në gjendje te mjerueshme ekonomike.
Demokratët nuk janë as kishë as xhami, unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrimi që kam bërë pas 6 marsit, e ritheksoj unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta, jam i privilegjuar që jam votuar në Korçë me numër masiv votash”, tha Salianji.