Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja në lidhje me pezullimin e 7 zyrtarëve të Kadastrës Tiranës. Sipas dosjes hetimore shtetasja V.K, është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.
2 vëllezër kanë bërë aktin e turpshëm duke ia marrë pronën nënës dhe duke e vendosur në pronësi të tyre me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës. Bëhet fjalë për një hotel i ndërtuar në 1995 nga babai i djemve. Në bazë të deklarimeve të rrema të djemve, objekti është arritur të legaliohet më 5.10.2015 dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë 2 djemt, Elvis dhe Endri Turtulli duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.
Dy djemtë për t’ja arritur qëllimit kanë deklaruar që është hoteli është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë përkatësisht18 dhe 16 vjeç, mirëpo nëna e ka hedhur poshtë duke sqaruar se godina është ndërtuar në 1995 dhe se ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit, B. T.
“Në lidhje me dokumentet e pronësisë mbi objektin, kallëzuesja deklaron se është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Beqir Qzim Turtulli”, ka thënë ajo.