Bordi i Transparencës në vend ka dalur sërish sot me një vendim të ri.
Duke marrë parasysh vendimin e djeshëm, ditën e sotme çmimi i naftës ka pësuar një ulje prej 6 lekësh, ndërkohë benzina vijon të ngelet 242 lekë/litri. Mesa duket Bordi ka ndryshuar ‘strategji’ duke tentuar të zhvendosë vëmendjen nga nafta dhe ndërkohë duke ua ‘kompensuar’ shqiptarëve tek çmimi i benzinës.
Bëhet me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Njoftimi i plotë:
Në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.