Skip to content
Kronikë

E rëndë! Punonjësi i ujësjellësit në Himarë bie në greminën e malit të Çikës

· 2 min lexim

Vazhdojnë aksidentet në vend teksa së fundmi një person është rrezuar nga Mali i Çikës.  Bëhet me dije se personi që ka rënë në greminë është punonjës i Bashkisë Himarë, i cili ndodhej aty për të  punuar në burimet e ujit të Çikës.

55-vjeçari me inicialet A.A është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë është dëmtuar rëndë.

“Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që sipas informacioneve, zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.  Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.  Sapo është nisur helikopteri i Urgjencës Kombëtare nga Tirana.

 Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

 Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.