Ish-kryeministri i Shqipërrisë Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me Shoqërinë Civile, është shprehur se Rama e ka zëvendësuar Integrimin e Shqipërisë në BE me Ballkanin e Hapur. Berisha e cilson këtë projekt si të inciciuar nga Vuçiç dhe të mbështetur nga rusët, të cilët duan të përfitojnë nga rajoni për interesat e tyre. Që nga fillimi ai ka qenë kundër këtij projekti dhe është shprehur se për sa kohë Shqipëria është pjesë e “Ballkanit të Hapur” nuk do të anëtarësohet në BE. Gjithashtu Berisha tha se qeveria e tanishme nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesave të ngushta të Ramës.
“Jeni përballur me një regjim që nuk përfaqëson asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i grupeve të interesit, opozitës shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS, si opinione të qytetarëve. Kjo është një formë e shëmtuar, e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime në mexhlis me 10-15 vetë dhe morëm mendimin e popullit dhe vazhdojmë. Në fakt ky merr veç mendimin e zyrave të partisë së tij.
Edi Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektim më të madh kombëtar të shqiptarëve, ai i Shqipërisë në projektin e familjeve të zhvilluara të kombeve Europiane, ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.
Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë, nuk jemi as lindje as perëndim, por edhe sot thuhet se do ta konsiderojmë propozimin e Presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur. Paraqitet Ballkani i Hapur si një alternativë lufte, si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe asnjë vend nuk mund të na sulmojë ne, nëse ne nuk e sulmojmë më parë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nëse 1 inç po preke, do të jesh në luftë me krejt NATO-n. Por ne për interesa të Aleksandër Vuçiç të mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot vendimi për të shkuar për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatin e shqiptarëve, se sa në këtë periudhë. Interesi ynë kombëtar është integrimi në BE. Ka një konfiskim të ligjeve, institucioneve të të drejtave, në këtë vend, si në asnjë vend tjetër’, tha Berisha.