Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë po ndodh/Berisha: Rama zëvëndëson BE-në me…

19:57 22/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ish-kryeministri i Shqipërrisë Sali Berisha gjatë fjalës së tij në  takimin me Shoqërinë Civile, është shprehur se Rama e ka zëvendësuar Integrimin e Shqipërisë në BE me Ballkanin e Hapur. Berisha e cilson këtë projekt si të inciciuar nga Vuçiç dhe të mbështetur nga rusët, të cilët duan të përfitojnë nga rajoni për interesat e tyre. Që nga fillimi ai ka qenë kundër këtij projekti dhe është shprehur se për sa kohë Shqipëria është pjesë e “Ballkanit të Hapur” nuk do të anëtarësohet në BE. Gjithashtu Berisha tha se qeveria e tanishme nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesave të ngushta të Ramës.

“Jeni përballur me një regjim që nuk përfaqëson asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i grupeve të interesit, opozitës shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS, si opinione të qytetarëve. Kjo është një formë e shëmtuar, e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime në mexhlis me 10-15 vetë dhe morëm mendimin e popullit dhe vazhdojmë. Në fakt ky merr veç mendimin e zyrave të partisë së tij.

 

Edi Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektim më të madh kombëtar të shqiptarëve, ai i Shqipërisë në projektin e familjeve të zhvilluara të kombeve Europiane, ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë, nuk jemi as lindje as perëndim, por edhe sot thuhet se do ta konsiderojmë propozimin e Presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur. Paraqitet Ballkani i Hapur si një alternativë lufte, si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe asnjë vend nuk mund të na sulmojë ne, nëse ne nuk e sulmojmë më parë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nëse 1 inç po preke, do të jesh në luftë me krejt NATO-n. Por ne për interesa të Aleksandër Vuçiç të mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot vendimi për të shkuar për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatin e shqiptarëve, se sa në këtë periudhë. Interesi ynë kombëtar është integrimi në BE. Ka një konfiskim të ligjeve, institucioneve të të drejtave, në këtë vend, si në asnjë vend tjetër’, tha Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
Ç’po ndodh? Skandali me pronat, Prokuroria kërkon dosjet e Kadastrës së Tiranës

Ç'po ndodh? Skandali me pronat, Prokuroria kërkon dosjet e Kadastrës së Tiranës

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip