Skip to content
Politikë

Rama ndryshoi mendje për Samitin e BE-së, Tabaku: Do të shkojë me një këmbë

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër në Bruksel.

Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Rama.  Tabaku shkruan në “Twitter” se Rama do të shkojë në Samit me një këmbë, ndërsa e quan atë të paaftë për të zbatuar detyrat e shtëpisë!

“A do shkojë ER në samitin e BE? Me një këmbë! Deliri prej narcisti me liderin rajonal që i tërheq veshin BE fsheh paaftësinë e tij për të zbatuar detyrat e shtëpisë! Fati i Shqipërisë është BE. Të tjerat janë justifikime që fshehin krizën e rritjes së çmimeve!”, shkruan Tabaku.

Ndërkohë më parë në një postim në “Twitter”, Rama shprehet se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.   Kujtojmë që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmëruan dje bojkot në Samitin e Bashkimit Europian.

Liderët e këtyre tri shteteve, përmes një bisede të përbashkët, sinjalizuan se nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.