Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër në Bruksel.
Në një postim në “Twitter”, Rama shprehet se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.
Kujtojmë që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmëruan dje bojkot në Samitin e Bashkimit Europian.
Liderët e këtyre tri shteteve, përmes një bisede të përbashkët, sinjalizuan se nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
Postimi i Ramës:
Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!
Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.