Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon ministri Manja

15:47 13/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Harta e re gjyqësore ka bërë që avokatët të revoltohen dhe të marrin vendimin që prej ditës së nesërme të futen në grevë.  Në një deklaratë për mediat avokati Maks Haxhia u shpreh se nga nesër avokatët do të bllokojnë seancat gjyqësore për katër ditë.

Ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me vendimin që avokatët kanë marrë në shenjë rebelimi.  Ai  iu bën apel atyre që të reflektojnë lidhur me vendimin e tyre për të bojkotuar seancat gjyqësore për hartën e re gjyqësore.

Ministri Manja në një prononcim për ATSH, shprehet se avokatët janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore dhe sugjerimet e tyre janë reflektuar në këtë draft i cili pritet të kalojë për miratim në Qeveri.

“Avokatët janë grup interesi i rëndësishëm që garantojnë mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe si të tillë janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimit publik. Janë marrë në konsideratë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizimi gjyqësor është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë”, theksoi Manja.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë thekson se harta e re gjyqësore është me standarde evropiane dhe krijon balancën mes aksesit të qytetarit te drejtësia.

“Harta e re gjyqësore, referuar standardeve evropiane, zbatimit të ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi dhe gjendjes së sistemit të drejtësisë, krijon balancën e duhur mes aksesit të qytetarëve te drejtësia dhe efiçencës së sistemit gjyqësor”, deklaron ministri.

Manja thekson se bojkotimi i seancave gjyqësore nuk i shërben askujt, ndërsa apelon që avokatët të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore.

“Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi. Bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt, as sistemit të drejtësisë, as avokatëve dhe aq më pak interesave të qytetarëve që mbrohen prej tyre. Si njerëz të ligjit, unë besoj se avokatët do të reflektojnë në vendimin e tyre pasi zbatimi i ligjit është emëruesi i përbashkët i yni dhe që i shërben drejtësisë dhe interesit publik”, shprehet Manja.

Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Kujtojmë që sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë

Të lidhura

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës
Kryesore

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës

Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i rëndë. Enzo, djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës dhe Lecce-s, Julio...

22:50 27/07/2025
Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste
Aktualitet

Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste

Nga hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij janë zbuluar të tjera skema përfitimesh për familjarët e...

18:37 27/07/2025
Para
Lidhje me “Ndrangheta”, detaje të reja mbi dinamikën e arratisjes së shqiptarit nga burgu italian

Lidhje me “Ndrangheta”, detaje të reja mbi dinamikën e arratisjes së shqiptarit nga burgu italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës

Pesë vite në luftë me kancerin, ndahet nga jeta djali 15-vjeçar i ish-portierit të Romës

22:50 27/07/2025
Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste

Vetëm 1800 euro metri katror për vëllain e Veliajt/ Arbi porositi apartament 800 mijë euro në Bllok, pagesa me 3 këste

18:37 27/07/2025
Humb jetën në det turistja çeke në plazhin e Qerretit

Humb jetën në det turistja çeke në plazhin e Qerretit

18:09 27/07/2025
Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

14:55 27/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.