Ditën e sotme një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Amerikës u firmos me qëllim hapjes rrugë të shpalljes së lumit Vjosa si ‘Park Kombëtar” në një të ardhme të shpejtë.
Në një aktivitet të posaçëm, u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane Patagonia për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar. I pranishëm në ceremoni, Rama u ktheu përgjigje edhe kritikëve që kërkonin mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës.
Ndër personat që kryeministri shigjetoi ishte dhe aktori i famshëm Leonardi Di Caprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.
Kujtojmë që aktori i Hollivudit, Leonardio di Caprio ka qenë mbështetës i fuqishëm që Vjosa të shpallej Park Kombëtar.
“Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardio di Caprio, por nuk po e them. Leondardio di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë, Mbase goditja do t’i bie në vesh.”, tha Rama, duke shtuar: Aty ku miliona njerëz të lavdërojnë miliona dhe të shan njëri ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, deklaroi kryeministri Rama.