Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka komentuar 31 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste e cila siç thotë ai ka ndërruar emrin nga Partia e Punës në Partia Socialiste në Partia Socialiste. Ai në një postim në rrjetin social Facebook nuk la pa thumbuar edhe Kryeminstrin Edi Rama. “Kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përsëri në një parti-shtet e lidhur gjerësisht ne kreun e saj. Gjithashtu ai e akuzon Ramën si personi që ka penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndër të tjera ai ka njohur edhe meritat e ish-kreut të PS, Fatos Nano që sipas tij e ka reformuar këtë forcë politike.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet pervjetorin e nderrimit te emrit!
Te dashur miq,
Sot, partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart sot.
Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992, te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.
Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve dhe pasurive publike.
Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shnderroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia.
Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi!
Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine!
Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme.