Skip to content
Kronikë

Nga gjyqtare, tani prapa hekurave. Zbuloni kush është ajo që lironte “të fortët” kundrejt parave.

· 2 min lexim

Ditën e sotme Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila pak kohë më parë ka kërkuar lirimin nga qelia. Hoxha aktualisht ndodhet pas hekurave për korrupsion. Kjo e fundit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Ish-Gjyqtarja  e Krujës është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Bashkë me të janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë në Gjykatën e Krujës, mes tyre kancelari i këtij institucioni, kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzektuar me armë zjarri.

Vendimi i Gjykatës

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.