Bëhen publike pamjet e vilës super luksoze ku jetonte Gentian Sharra, emri i të cilit doli gjatë dëshmisë së Nuredin Dumanit për SPAK. Dëshmia e tij, vuri në lëvizje SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese shqiptare, teksa disa operacione janë ndërmarrë dhe me sekuestrime pasurish, më i fundit mbrëmjen e kaluar. Gjykata e Elbasanit ditën e djeshme njoftoi se kishte sekuestruar 5 milionë euro pasuri të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktivitetit të paligjshëm në kuadër të operacionit “Pasuritë ilegale”. Sharrës iu sekuestruan një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim si edhe një sipërfaqe e madhe toke.
Gentian Sharra është arrestuar në akuzën e grabtijeve me dhunë (aksion i disa ditëve më parë). Sharra ka qenë i implikuar në “grabitjen e Rinasit” , pasi ka qenë personi i cili mori me qera servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’ . Ai cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në banesën e shtetasit Hamit Haxhia. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.
Në një tjetër episod ai del në vitin 2011, ku janë grabitur rreth 20 mijë euro. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gentian Sharra bashkë me anëtarët e tjerë kanë marrë nga rreth 4-5 mijë euro për person.
Ndërkohë bashkëshortja e Gentian Sharrës, shtetasja O.Sharra, rezulton të kë ketë marrë tendera në shuma të konsiderueshme parash. Ajo rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë të majme me Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan. Bëhet fjalë për një kontratë 11 217 107 lekëshe, për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Psikiatrik. Burimi i financimit është direkt nga buxheti i shtetit, ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar më 27 mars të vitit 2020.
Çfarë iu sekuestrua ditën e sotme Gentian Sharrës dhe babait të tij
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.