Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dumani i bëri “gropën”! Sekuestrohet pasuria e supergrabitësit Gentian Sharra

12:32 10/06/2022
Reading Time: 4 min lexim

Sekuestrohen pasuri me vlerë 5 milionë euro që iu përkasin shtetasve Gentian dhe Mustafa Sharri, të cilat janë vila, biznese dhe sipërfaqe toke në disa zona të ndryshme të Elbasanit. Kjo gjë është bërë e ditur sot gjatë një konference për shtyp të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Ardian Çipa, së bashku me prokurorin e Rrethit Gjyqësor Elbasan Kreshnik Ajazi dhe prokurorin e çështjes Xhelian Seferi, tw cilwt folwn për finalizimin e operacionit policor të koduar “Illegal assets”. Sekuestrimi i këtyre pasurive erdhi si rrjedhojë e dëshmisë së Nuredin Dumanit për SPAK ,i cili implikon emrat e lartpërmendur në aktivitete kriminale.

Gentian Sharra është arrestuar në akuzën e grabtijeve me dhunë (aksion i disa ditëve më parë). Sharri ka qenë  i implikuar në “grabitjen e Rinasit” , pasi ka qenë personi i cili mori me qera servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’ . Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në banesën e shtetasit Hamit Haxhia. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.

Në një tjetër episod ai del në vitin 2011, ku janë grabitur rreth 20 mijë euro. Sipas dëshmisë së Dumanit, Gentian Sharra bashkë me anëtarët e tjerë kanë marrë nga rreth 4-5 mijë euro për person.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sekuestrohen pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian Sharra dhe Mustafa Sharra.

-Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vijon punën intensive për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo pasurie që rrjedh nga veprimtaria kriminale.

Gjithashtu siguroj qytetarët se strukturat e Policisë së Elbasanit, me mbështetjen e strukturave operacionale në Polciinë e Shtetit, po vijonjnë kontrollet në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në këtë kuadër u zhvilluan edhe kontrollet e mbasdites së djeshme, nga forcat policore.

Ftoj qytetarët që të mbështesin akoma më shumë strukturat policore adhe ato të zbatimit të ligjit dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim që menjëhershëm e të panashëm.

 

Të lidhura

Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Berat, policia nis hetimet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Beratit. Ngjarja...

09:34 25/05/2025
Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer
Bota

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden është shfaqur për herë të parë në publik pas njoftimit për diagnostikimin me kancer të prostatës, duke marrë...

09:20 25/05/2025
Para
A shpëtoi sërish “fantazma”, Talo Çela? Ja si përgjigjet drejtori i Policisë së Elbasanit

A shpëtoi sërish "fantazma", Talo Çela? Ja si përgjigjet drejtori i Policisë së Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Berat, policia nis hetimet

09:34 25/05/2025
Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

09:20 25/05/2025
Merr flakë në lëvizje një makinë në aksin Fier- Lushnjë

Merr flakë në lëvizje një makinë në aksin Fier- Lushnjë

08:57 25/05/2025
Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Sot është tentativa e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

08:46 25/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.