Skip to content
Të Gjitha

Kërkoi pezullim të dënimit, Gjykata e Lartë merr vendimin për Saimir Tahirin

· 2 min lexim

Në muajin shkurt 2022, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Por dy muaj pasi ndodhej në qeli, Tahir bëri lëvizjen e radhës, në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.  Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka theksuar se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.

Por edhe pse kërkoi pezullim të dënimit, Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gjykata e Lartë ka në dorë shqyrtimin edhe të një tjetër kërkese të ish-ministrit Tahiri, për pafajësi.

NJOFTIMI
DATË 09 QERSHOR 2022

Nr.
RRETHI
NR. AKT
PALËT NDËRGJYQËSE

RELATORI
BAZA LIGJORE
U VENDOS
1.
GJ.K.K.O
9/2022
SAIMIR TAHIRI
Pezullim penal
M.BICI
Neni 476 KPP
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Kujtojmë që ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Gjykata e Apelit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi  u provua lidhja e tij me kushërinjtë Moisi dhe Artan Habilaj, lidhje që më tej ka lehtësuar aktivitetin e grupit kriminal.

“Jam moralisht i qetë. Nuk kam shkelur ligjin, kam bërë detyrën si më mirë ç’munda”,  është shprehur ish-ministri i Brendshëm Tahirhi pasi dhënies së vendimit me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata.