Gjykata Speciale në Hagë ka marër një vendim, i cili rëndon dënimin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Veseli. Konkretisht gjykata Speciale në Hagë ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Veseli.
Ky është vendimi që është marrë nga Gjykata më 26 maj 2022 dhe është bërë publike sot, në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Vlen të kujtojmë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.
Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor.
Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020. Në pajtim me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë moment.