Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grabiti bankën në Koplik, rrëfehet autori: Paratë i shpenzova me një vajzë (Dëshmia e plotë)

17:11 08/06/2022
Reading Time: 3 min lexim

Me datë 9 maj, një bankë e nivelit të dytë në Koplik ra pre e një grabitje.

3 grabitës të armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Koplik dhe kanë marrë paratë e arkës. Bekim Gurra i cili është personi kryesor në grabitjen e bankës në Koplik ka treguar me detaje ngjarjen, gjatë qëndrimit në policinë e Shkodrës.  Gjatë dëshmisë ai ka thënë se familja e tij është në vështirësi ekonomike dhe se paratë e grabitura sipas tij i ka shpenzuar në Shkodër dhe Tiranë në klube të ndryshme dhe se familjes i ka dhënë një shumë prej 500 mijë lekë të vjetër.

DËSHMIA E BEKIM GURRËS:

Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune në familje është babai dhe jemi në vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën. Duke qenë në këto kushte mua më ka lindur mendimi që të grabisja filialin e bankës Koplik. Këtë gjë e kam biseduar me Admir Shaba dhe Armir Shabaj. Me këto dy persona kam lidhje të largët. Takohesha shpesh me ta dhe më thanë se do të mbështesim për këtë punë. Unë i thashë se do gjej një mjet në zonën e Kosanit sepse aty lëvizin shumë mjete pa targa dhe një muaj përpara kam vjedhur aty mjetin tip GOLF 3. Pas një muaji kemi shkuar bashkë me Admirin dhe Armirin drejt bankës dhe kemi bërë 6 xhiro dhe më pas e kam fshehur sërish makinën tek i njëjti vend në pyll. Më pas kemi folur për maskat dhe armët. Unë kam pasur prej kohësh një pushkë njëzetëshe karabinë dhe një armë zjarri automatik i shkurtër.

Me datë 9 kam shkuar tek shtëpia e Armirit dhe Admirit për ta realizuar atë ditë vjedhjen e bankës dhe ata më thanë se kanë edhe një shokun e tyre të besuar. Unë i thashë se do futemi në bankë vetëm për të marrë lekët dhe se armët nuk do përdoreshin dhe se nëse policia do vinte do dorëzoheshim.

Nuk kishim ndonjë plan konkret por do vepronim sipas situatës. Kemi shkuar rreth orës 14:00 dhe jemi futur brenda bankës dhe ata u frikësuan. Armiri shkoi dhe mori vlerat monetare ndërsa Admiri qëndroi në rolin e shoferit. Kemi ikur dhe tek rrethrrotullimi i Bajzës u futëm shumë shpejt duke rrezikuar jetën dhe aty na u ça goma.

Kemi zbritur dhe unë kam djegur makinën me benzinë. Më pas kemi ndal makinat e rastit, mjeti i parë që i drejtuam armën nuk u ndal ndërsa mjeti i dytë po. Më pas kemi shkuar drejt Sheganit dhe aty kemi zbritur. Unë mora rrugën në Shegan i vetëm ndërsa Admiri, Armiri dhe personi tjetër në drejtime të ndryshme. Unë kam marrë armën, çantën e rrobave dhe kam shkuar në vendin e quajtur Shegan poshtë. Lekët i kanë patur tre të tjerët. Armët i hodha në ujë në vendin e quajtur Hurdllana ndërsa çantën e kam djegur. Shkova në shtëpi bëra një dush dhe dola në lagje. Pas dy orësh shkuam në një kodër të katërt dhe ndamë paratë. Kanë qenë 10 mijë euro, 4-5 milion të vjetër dhe 300-440 dollarë. Pasi ndamë paratë jemi shpërndarë. Jemi takuar të katër më pas por kemi bërë biseda të zakonshme nga frika se na dëgjon kush. Unë i kam shpenzuar lekët duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. 500 mijë lekë të vjetër ia dhashë prindërve por pa i thënë se ku i kam gjetur. Kam qenë në Tiranë disa herë nën shoqërinë e një vajze”, thotë në dëshminë e tij Bekim Gurra.

Të lidhura

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur
Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë të ndodhur të premten në stacionin qendror të trenit...

19:56 23/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Operacioni “Ura”/ Prej orësh në gjykatë 14 të arrestuarit e grupit “Troplini”

Prej më shumë se katër orësh vijon në Gjykatën e Posaçme seanca për 14 të arrestuarit nga operacioni i SPAK...

19:44 23/05/2025
Para
I dënuar në Itali me 13 vite burg, 42-vjeçari e pëson keq në Tiranë

I dënuar në Itali me 13 vite burg, 42-vjeçari e pëson keq në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur

19:56 23/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Operacioni “Ura”/ Prej orësh në gjykatë 14 të arrestuarit e grupit “Troplini”

19:44 23/05/2025
“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

“Do të më mbetej peng gjithë jetën”/ Shkodrani shpëton vajzën 7-vjeçare nga mbytja në Londër

19:22 23/05/2025
Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

19:00 23/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.