Marina Ovsyannikova, redaktore në Channel 1 të kontrolluar nga shteti, u arrestua pasi u shfaq në studio duke mbajtur një tabelë që thoshte “jo luftë”.
Gazetarja ruse është gjobitur dhe liruar pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë gjatë një programi televiziv në transmetim të drejtpërdrejtë dhe bëri një video kundër luftës.
Ndërkohë tashmë redaktorja ka deklaruar se ndjehet më shumë ukrainase se sa ruse.
Gazetarja ruse është detyruar të largohet nga vendi i saj, ndërsa pak ditë më parë ka bërë të ditur se bashkëshorti ka nisur një proces që synon ta largojë atë nga fëmijët.
Marina Ovsyannikova, e cila vjen nga një familje ku babai i saj është ukrainas ndërsa nëna ruse, është detyruar të largohet prej kohësh nga vendi, dhe tashmë punon për një nga mediat gjermane.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ovsyannikova njoftoi se ka ndërmend të ndryshojë mbiemrin.
“Unë nuk jam një “ruse e mirë”, unë jam ukrainase. Në shenjë mbështetjeje të Ukrainës, kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin Ovsyannikov, në vendlindjen Tkachuk”, tha ajo.
Kujtojmë që Marina Ovsyannikova u bë titull kryesor pasi vrapoi në sheshxhirimin e Vremya të Channel One duke mbajtur një tabelë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën, mos i beso propagandës, ata po të gënjejnë”. Ajo u ndalua për 14 orë dhe përfundimisht u gjobit me 30,000 rubla (214 £; 280 dollarë).
Por pavarësisht rrezikut të mundshëm të ndjekjes penale të mëtejshme, redaktorja 43-vjeçare vendosi të qëndrojë në Rusi, ku tani do të jetë një korrespondente e pavarur për Die Ëelt “duke raportuar nga Ukraina dhe Rusia, ndër të tjera”.
Në një deklaratë, Ovsyannikova tha se ajo kishte marrë rolin e ri sepse gazeta “mbron atë që po mbrohet me kaq forcë nga njerëzit e guximshëm në terren në Ukrainë tani: lirinë”.