Ard Daullxhiu, i njohur ndryshe si i mjeri më i famshëm në Shqipëri ka ndërruar jetë.
Mësohet se ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit, si pasojë e një ataku kardiak. Ardi, baba i një fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa pas thirrjeve publike drejtuar Bashkisë, mundi që të kishte një strehë.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme Ardi Daullxhiu, një qytetar që u bë i njohur për publikun pas thirrjes publike që i bënte bashkisë së Durrësit për t’i ndërtuar një banesë. Kujtojmë që ai jetonte në kushte të mjerueshme dhe i bënte apel publik kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka tregonte pamjet nga shtëpia e tij.
Ai i kërkonte kryeministrit Edi Rama që ta lejonte atë që të bëjë atë shtesën tek shtëpia.
“Z. Kryeministër Edi Rama. Vetëm ti mund të më ndihmosh me këtë hall. Të lutëm vë dorën në zemër për mua, në rrjetet sociale s’më ke kthyer përgjigje. Të lutem, të lutem shumë. Dua të bëj atë shtesën tek shtëpia, ose një shtëpi si të duash ti. Hajde në shtëpinë time, shiko gjendjen ku jam dhe do më japësh të drejtë. Kryeministër vetëm ti mund të më ndihmosh”, tha Ardi Daullxhiu ndër të tjera.