Skip to content
Të Gjitha

Operacioni antidrogë, zbarkon në Elbasan ministri Lleshaj dhe Ardi Veliu

· 1 min lexim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, kanë mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ata së bashku me drejtuesen e Prokurorisë së Elbasanit si dhe Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan janë takuar me prefektin, Gledian Llatja.

Kujtojmë se policia e Shtetit zhvilloi sot një operacion antidrogë të shtrirë në qytetin e Elbasanit dhe në kryeqytet, ndërsa ka shoqëruar 10 persona me precedentë penalë.

Në mesin e të shoqëruarve, 5 prej tyre rezultojnë me urdhër arresti.

Ky takim në Elbasan vjen fill pas atij të Shkodrës, ku Veliu së bashku me ministrin e Brendshëm diskutuan për 90 minuta me prefektin e ri të Shkodrës.

Ndër të tjera në takim u theksua se prioriteti kryesor është garantimi i sigurisë së qytetarëve.

Mbetet për t’u theksuar se qyteti i Elbasanit dhe ai i Shkodrës ditët e fundit kanë qenë pika të nxehta për Policinë. Në Elbasan u ekzekutua avokati  i Emiljano Shullazit, Ravik Gurra, ndërsa në Shkodër muajt e fundit ka pasur shumë vrasje duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.