Në Vermosh të Malësisë së Madhe një çift i moshuar është grabitur në mënyrë brutale në shtëpinë e tyre. Ndërkohë është zbuluar shuma që autorët i kanë grabitur me dhunë çiftit në Vermosh.
Bëhet e ditur se autorët kanë marrë plot 30 mijë euro, si dhe sende të argjendta nga banesa e çiftit Tom e Mri Tinaj. Autorët hynë në shtëpinë e çiftit të bashkëshortëve me maska dhe automatikë, duke i lidhur dhe rrahut, dhe duke iu marrë shumën e madhe të parave dhe sende me vlerë.
Gjatë largimit, ata ju kanë marrë atyre edhe makinën, që kishin të parkuar para banesës, të cilën e kanë lënë rrugës, pasi janë aksidentuar.
58-vjeçarja Mri Tinaj për Ballkan Web rrëfen momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.
“Kanë ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin dhe unë qëndrova më shume por më pas më rrahën dhe më lidhën edhe mua. Me thanë ku i keni paratë. Ne i thamë qe nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kane marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një ore e gjysëm të lidhur dhe une kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë nje thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugëes ka hasur me automjetin e aksidentuar qe na kanë marre autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, leket qe na kane sjell djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.