Skip to content
Kronikë

37-vjeçarja u gjet e pajetë në një kanal në Shkodër, zbardhet dëshmia e motrës së saj

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një grua është gjetur e pajetënë Bypass-ine Shkodrës, pranë një zone të pyllëzuar.  Policia ka identifikuar 37 vjeçaren e cila u gjet e pajetë në Shkodër. Viktima është shtetasja, Laze Qose e cila prej më shumë se 23 ditësh ishte larguar nga banesa në Dobraç ku jetonte me motrën e saj.

Ndërkohë që është zbardhur dëshmia e motrës së 37-vjeçares që u gjet dje e pajetë në një kanal në afërsi të By-Passit të Shkodrës. Bëhet fjalë për motrën e Leze Qosjes.

E reja është larguar nga banesa që me datë 8 maj, ndërsa denoncimi në Polici është bërë nga e motra 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas, raporton Ballkan Web.

Sipas motrës së Leze Qoses, e reja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

“Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja Laze Qose (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj”, thuhej në njoftimin e policisë.