Një ngjarje në Librazhd, ku vjehrri dhe vjehrra kapin “mat” nusen ndërkohë që ajo ishte duke tradhtuar burrin e saj që ndodhej në emigrim, ngjalli shumë polemika.
Vjehrri dhe vjehrra pasi dyshonin se nusja e djalit të tyre kishte një partner tjetër, u “siguruan” që jo vetëm ta kapnin në flagrancë, por të mblidhnin të gjithë fisin dhe të realizonin edhe video.
Por edhe pse bënë video dhe e shpërndanë në të gjithë rrjetin dhe historia bëri jehonë në të gjithë mediat, vjehrri dhe vjehrra tashmë mendojnë se këto janë çështje familjare.
“Piranjat” në ABC NEWS teksa kanë shprehur interes për të intervistuar nga afër burrë e grua protagoniste të skandalit, këta të fundit janë shmangur.
Në pamjet në fjalë, vjehrra shihet se si ia fut vrapit, për t’i shpëtuar pyetjeve të gazetares, ndërkohë burri i saj përgjigjet shkurt: Janë çështje familjare. Probleme familjare.
Kujtojmë që ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur”, e reja nga Librazhdi, burri i së cilës kishte 2 vite në Gjermani tregoi detaje nga momenti kur u zbulua e vërteta. Ajo pretendon se e kanë droguar dhe se nuk e dinë se çfarë ndodhi atë natë. Gjithashtu e reja thekson se ka dhimbje trupi dhe pas ngjarjes përfundoi në spital.
“Atë natë unë kam fjet gjumë, ata nuk e di, më droguan se di ç’më kishin fut. Çelësin e kanë lënë jashtë. Kishin çelës të vetin ata. Unë konsumova darkë me ta. Unë më merreshin mend atë natë, nuk e di ç’më ndodhi. Atë natë shkova në spital, më vendosën oksigjen, kam ende dhimbje”, u shpreh e reja.