Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rëshen, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 8-vjeçar.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku një automjet ka përplasur djalin e mitur, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se i mituri ishte i shoqëruar nga e ëma dhe dy motrat në momentin që është aksidentuar. 8-vjeçari është shkëputur nga nëna e tij, për të hipur në furgonin me të cilin shkonte në shkollë dhe në atë moment është përplasur nga makina.
Shtetasi P.Gj. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar të miturin, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Vlen të theksojmë se aksidentet e këmbësorëve po shtohen gjithnjë e më shumë, gjë e cila kryesisht tregon papërgjegjshmërinë e drejtuesve të mjeteve.
Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:
Mirditë / Informacion paraprak
Në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang, Mirditë, shtetasi P.Gj. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një djalë të mitur 8 vjeç i cili ishte këmbësor.
I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.