Ditën e djeshme midis Rusisë dhe Serbisë është nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare në lidhje me gazin.
Më 31 maj skadon një marrëveshje dhjetëvjeçare për gazin, ndërsa marrëveshja e re, tha presidenti serb, do t’i sigurojë Serbisë furnizim trevjeçar me çmime më të mira sesa të gjitha vendet tjera evropiane. Ndërkohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Rusinë.
Ai ka thënë se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare ka skaduar, shkruan CNN.
“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë. Kështu që do të nënshkruaj një kontratë tjetër”, u shpreh Vuçiç.
Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”. Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.
Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa kanë refuzuar të vendosin sanksione kundër Moskës.