Ukraina tashmë po bën 3 muaj luftë dhe historitë janë nga më të tmerrshemt të vuajtjeve dhe përpjkjeve për të shpëtuar nga mizoria ruse.
Ndërkohë që një 45-vjeçar ukrainas ka bërë publike për BBC historinë e pazakontë se si arriti që të shpëtonte e të largohej nga qyteti i rrethuar i Severodonetskut dhe peripecitë me të cilat i është dashur që të përballet në udhëtimin e tij për të arritur në Bakhmut.
Ai e ka quajtur udhëtimin si më rrezikshmin që i është dashur të bënte ndonjëherë. Arif Bagirov, 45 vjeç ka zbuluar se cila ishte taktika për të “mashtruar” trupat ruse dhe si arriti të shpëtonte gjallë nga bombardimet dhe sulmet ruse.
Ai ka sqaruar se përdori një metodë të thjeshtë, duke parashikuar se nëse një predhë ruse qëllonte diku, me shumë mundësi predhat e radhës do të binin larg saj dhe jo në të njëjtin vend.
“Kishte shumë të shtëna dhe të paktën dy sulme ajrore pranë meje,” tha ai, duke rrëfyer udhëtimin e tij 70 km me biçikletë për në qytetin e Bakhmut. Redaktori dhe blogeri tha se ai e dinte nëse një predhë do të zbriste afër, atëherë me shumë mundësi rusët nuk do të goditeshin më atje.
“Kishte gropa të mëdha në rrugë, gjithçka u shkatërrua, duke përfshirë makinat. Dhe kishte shumë mbeturina në të gjithë vendin. Është një rrugë e vijës së parë, në fund të fundit. Falë Zotit, nuk kishte kufoma, por mund të kuptohej qartë që njerëzit kanë vdekur atje,” tha zoti Bagirov.
Zoti Bagirov tha se ishte më e lehtë për t’i shmangur avionët luftarakë rusë, sepse ai mund t’i dëgjonte ata që vinin nga një distancë. “Kam gjetur një hendek ku të shtrihem, dhe aty u shtriva derisa ata kaluan”, sqaroi ai.
Bagirov tha se ishte një lehtësim i madh kur më në fund mbërriti në Bakhmut, një qytet nën kontrollin ukrainas më në perëndim. “Kur po ngisja biçikletën, nuk ndieja aq shumë frikë, ishte më shumë një ndjenjë zemërimi: “Kjo është toka ime, ky është vendi im! Dhe unë do ta përfundoj këtë udhëtim ju pëlqen ju apo jo!”
Ai thotë se kjo ndjenjë e mbante, duke e ndikuar thuajse si një inat sportiv, një zemërim pozitiv. “Ishte padyshim udhëtimi im më i çmendur me biçikletë. Kisha mbuluar distanca të tilla shumë herë më parë – por jo në rrethana të tilla,” shtoi z. Bagirov, një çiklist me përvojë.
Sa për planet e tij për të ardhmen, ai tha thjesht: “Nuk e di për momentin. Unë jam vetëm në rrugën për në kryeqytetin Kiev dhe sapo të arrij atje do të pushoj mirë. Sapo të krijohet mundësia, gjithçka që dua të bëj është të ndihmoj përsëri qytetin tim të lindjes”.