Një lajm i mirë vjen nga Siria, ku 13 shqiptarë të tjerë janë nxjerrë nga kampi i ISIS në Siri. Bëhet e ditur se mes të shpëtuarve janë 9 fëmijë dhe 4 gra.
Ndërkohë që 13 shtetasit shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkari Omar përmes një postimi në Tëitter.
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar. Theksojmë se Al Hol, kampi më i madh me gra dhe fëmijë i Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë, drejtohet nga Forcat Demokratike Siriane Kurde (SDF) dhe strehon aktualisht mbi 60 mijë viktima të ideologjisë së ISIS, ku 94 për qind janë gra dhe fëmijë. ISIS ka përfituar prej kohësh nga burgjet dhe kampet e refugjatëve, të cilët mund të shndërrohen në terrene për indoktrinimin dhe krijimin e rrjeteve të reja xhihadiste, ndërsa Al Hol dhe kampe të tjerë nuk përbëjnë ndonjë ndryshim nga të tjerët. Duke e nënvizuar këtë rrezik, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej kohësh se ISIS po shndërron Al Hol dhe kampet e tjera të forcave kurde, në një bazë aktive për operacionet e grupit terrorist. Kjo gjë ndodh sepse shumë sirianë brenda kampit mbeten të lidhur me botën e jashtme përmes përdorimit të telefonave,që u japin mundësinë të mbajnë lidhje me anëtarët e tjerë të organizatës. Gjithashtu, këto kampe shërbejnë si një burim ushqimi për grupin terrorist. Dihet se brenda tyre, anëtarët e ISIS përfshihen në falsifikime dokumentesh dhe skema të ndryshme përfitim