Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Merret vendimi! Ulet mesatarja për pranimin në degët e mësuesisë

14:56 26/05/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një vendim i ri është marrë nga Këshilli i Ministrave ku tashmë mesatarja minimale për të ndjekur degët e mësuesisë nuk do jetë 7.5 por 6.5.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila ka treguar se ky vendim i Këshillit të Ministrave vjen pasi ka shqetësime nga universitetet se në këto programe ka pak regjistrime për shkak të kriterit të notës mesatare.

Megjithatë, edhe pse vijojnë studimet për mësuesi, nuk mund të bëhen mësues. Vetëm për maturantët/studentët e tjerë që synojnë një tjetër profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf, etj. kjo mesatare pranimi tek degët që të çojnë në mësuesi mund të jetë minimalisht 6.5. Për ata që duan të bëhen mësues, do të vijojë mesatarja minimale 7.5.

“Me reformën e mësuesisë në vitit 2017, sot të gjithë maturantët që vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumi mesatares 7.5. Por ndërkohë shqetësimet që kemi patur nga universitetet lidhen me faktin që këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen, duan të bëhen mësues. Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët, kemi një dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duhet të bëhen mësues kriteri duhet të jetë 7.5 por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të hyjnë në një profesion tjetër.

Për ta konkretizuar me një shembull. Jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të vazhdojnë për gjuhë të huaj por të bëhen përkthyes, apo të punojnë në një institucion tjetër.  E njëjta gjë edhe për ata që studiojnë për Gjuhë-Letërsi. Jo të gjithë që shkojnë për Gjuhë-Letërsi duan të bëhen mësues. Ka nga ata që janë të apasionuar pas letërsisë dhe duan të punojnë në një shtëpi botuese apo të shkruajnë. Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera. Është një ndryshim të cilin ne e kemi dakordësuar  edhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm akademik numri i studentëve që regjistrohen në këto programe të jetë më i lartë”, u shpreh Kushi.

Gjithashtu ministrja theksoi se për mësuesit do të vijojë të jetë minimumi i mesatares 7.5 ndërsa po finalizohet një paketë për të mbështetur programet e mësuesisë. Javën e ardhshme mund të jetë gati paketa për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë për mësuesi. E pyetur nëse ky vendim vjen sepse ka krizë për mësues, ministrja e Arsimit tha se ka shumë prej tyre që kanë aplikuar në portal dhe presin të punësohen. Ndaj vendimi vjen për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve në universitete prej kufizimit të notës mesatare.

“Sistemi nuk është në krizë për mësues, por vjen për shkak se universitetet janë të shqetësuara se në këto programe ka shumë pak regjistrime për shkak të kriterin e notës mesatare”, sqaroi ministrja Kushi.

Të tjera

Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas
Aktualitet

Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar si autor i...

12:27 04/02/2026
Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një
Aktualitet

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

Ajo që po ndodh në Rrjoll të Velipojës është një skenë që po përsëritet prej vitesh në Shqipëri, gjithmonë me...

18:45 03/02/2026
Para
Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Ilir Beqaraj dënohet me 24 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas

12:27 04/02/2026
Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

18:45 03/02/2026
“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

11:56 03/02/2026
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.