Para disa ditësh ndodhi një vrasje në Komisiaratin numër 3 në Tiranë, ku efektivi 25-vjeçar Ludjan Zaimi goditi me armë zjarri kolegun e tij 55-vjeçar Caush Saliasi.
Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Ndërkohë pasi kreu vrasjen, autori i ngjarjes është shprehur se kolegu i tij e kishte vënë në lojë prej kohësh në lojë dhe më parë kishte pasur përplasje midis tyre.
Gjatë dëshmisë së tij autori ka shprehur pendësë për aktin që ka kryer.
“Përshëndetje, ju njoftoj se lidhur me masën e sigurimit te zhvilluar, është vendosur masa e sigurimi “arrest ne burg”.”, thuhet në njoftimin e sotëm të gjykatës.
25-vjeçari ka deklaruar se me viktimën ka pasur përplasje herë pas here, dhe sipas tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte.
“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”, ka deklaruar 25-vjeçari.