Skip to content
Të Gjitha

“Range Rover” plot me emigrantë, e pëson keq 32-vjeçari në Krujë (Video)

· 2 min lexim

Një 32-vjeçar në Krujë është arrestuar pasi është kapur duke transportuar  gjashtë emigrantë të paligjshëm.  Shtetasi, 32-vjeçar me iniciale L.H, i tranportonte emigrantët përkundrejt përfitimit ekonomik.

“Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Plotë:

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luzi”.

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.