Ashtu sikurse çdo ditë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 600 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918. Në total numri i rasteve aktive është 230. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
20 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 600 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918.
Në total numri i rasteve aktive është 230.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!