Para 12 ditësh një aksident i rënde ndodhi në në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, ku automjeti tip “Seat” doli nga rruga me pasojë plagosjen e dy vajzave që ndodheshin në të.
Pas disa ditëve në gjendje kritike, 22-vjecarja Ergesa Ibrushi nuk ka arritur t’I mbijetojë plagëve të marra.
Theksojmë se lajmi është bërë i ditur nga amiljarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.
“Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.
Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi i shkollës.
Kujtojmë që Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzët që udhëtonin në të. Ndërkohë policia ka arrestuar mënjëherë pas ngjarjes drejtuesen e mjetit, po 22 vjece, me inicialet S.T, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.