Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka që prej datës 16 dhjetor 2021 është në burg për shkak të aferave me inceneratorët ku akuzohet për veprat penale ‘ shpërdorim detyre’, ‘korrupsion‘ dhe ‘pastrim parash’.
Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, do dalë këtë të martë përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin masës së dytë të arrestit me burg, që është caktuar ndaj tij për aferën e incenratorit të Fierit.
Seanca pritet të nisë në orën 11:00 në gjykatën e Posaccme. Ai ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit.
Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.
Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.
Kujtojmë që Apeli i GJKKO nuk e ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri Lefter Koka, kundër heqjes së sekuestros për katër pronat e tij. Në njoftimin thuhet se nuk është pranuar rekursi i paraqitur nga Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.