Ditën e sotme kryeministri Edi Rama përgjatë një konference në kuadër ecurisë së punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet ka deklaruar se do të ndërmerren masa ligjore në lidhje me stilin e jetesës që nuk justifikon të ardhurat që individi ka deklaruar.
“Nuk mund të kesh deklaruar të ardhura të ulëta dhe të bësh jetë luksoze”, u shpreh i prerë Rama.
Sipas Ramës, nuk mund të kesh shtëpi e makina të shtrenjts, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.
Rama paralajmëroi nisma ligjore lidhur me këtë fenomen, ndërsa shtoi se edhe në Këshillin Kombëtar kishte mbështetje për sa i përket hetimit të evazionit fiskal. Sipas Ramës për mbështetja për forcimin e masave anti evazion ishte mbi 60%.
Kreu i qeverisë theksoi se do të ketë kontrolle që synojnë evidentimin e hendeqeve midis deklarimit t ë të ardhurave dhe stilit të jetesës.
“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës”, tha kreu i qeverisë.