Mëngjesin e sotëm në spitalin e Sarandës është paraqitur në gjendje të plagosur 38-vjeçari Erlind Rumani.
Ai është paraqitur në spital rreth orës 02:30 me plagë ne qafë, ndërsa dyshohej i goditur me thike ose kaçavidë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri” në Sarandë.
Ndërkohë që konflikti i nisur mbrëmjen e djeshme ka vazhduar edhe ditën e sotme në Sarandë përderisa policia ende nuk mori masat e duhura për të parandaluar përplasjet.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në urgjencën e spitalit të Sarandës është paraqitur shtetasi, Erlind Rumani i cili kishte një plagë në qafë e cila i ishte shkakruar nga një goditje me thikë. Pasi u mjekua,Rumani u largua në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë rreth orës 13:20 të ditës së sotme, Rumani është përballur sërish me agresorin. Fillimisht Rumani është përplasur me makinë me personin të cilin ishte konfliktuar më herët. Pas përplasjes me makina janë pëleshur edhe fizikisht me njëri tjetrin.
Deri më tani dyshohet se 38-vjeçari, Erlind Rumani është është konfliktuar me një shtetas tjetër për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë dhe si rrjedhojë janë shoqëruar në komisariat 3 persona të cilët janë përfshirë në përplasjen fizike.
“Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobta është konfliktuar me një shtetas tjetër”, thuhej në njoftimin e policies mëngjesin e sotëm.