Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ngjysmëfinalja e Eurovision 2022, ku 17 shtete konkurruan dhe ndër to edhe Shqipëria.
Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati performoi “Sekret” e para në radhë e cila nuk u kualifikua për në finale.
Edhe pse performanca e Ronelës ndezi skenën, sërish Shqipëria nuk arriti të kalojë në finale.
Gjatë gjithë mbrëmjes votimi ka qenë i hapur, ku shumë shtete të ndryshme kanë pasur mundësin që të votojnë për performancën që u ka pëlqyer më tepër. Ronela ka shkëlqyer në përformancën e saj, e shoqëruar nga koreografja Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.
Ronela mahniti me pamjen e saj e cila kishte veshur edhe një fustan ngjyrë rozë duke marrë kështu vëmendjen e të gjitha mediave.
Ajo që tërhoqi vëmendje ishte varësja e shndritshme e cila plotësonte veshjen e këngëtares, duke e bërë edhe më të vecantë.
Gjithashtu ajo që tërhoqi edhe më tepër vëmendje ishte performanca në skenë e cila përmbante edhe elementë të valleve tradicionale shqiptare.
Ronela Hajati e përjetoi e para nga konkurrentet ndjesinë e ngjysëmfinales së parë të Eurovizion 2022, edhe pse nuk u kualifikua për në finale.
Theksojmw se vetëm 10 nga 17 këngët që performuan kaluan në finale. Shtetet që kaluan në finalen e madhe janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Hollanda.