Grabitja spektakolare e ndodhur tri ditë më parë në aeroportin e Rinasit ka sjellë reagime të shumta, por mesa duket kjo nuk është aq shqetësuese sa ç’është duke u bërë për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Nga foltorja e Parlamentit, Lleshaj ka thënë se ka qenë një incident dhe kurrësesi nuk e ka rrezikuar sigurinë kombëtare edhe pse e ka cënuar atë.
Sipas Lleshja kjo ka qenë seria e pesë e një seriali të nisur tashmë prej kohës, por këtë herë forcat e sigurisë sipas tij kanë reaguar fort.
“Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Ajo që ndodhi pardje, ishte se forcat e sigurisë kanë reaguar fort. Kushdo mund të ketë të drejtë t’i japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na con gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsye për të dramatizuar atë që ndodhi. Morëm masa për t’i dhënë fund një historie turpi të nisur 20 vite më parë. Nëse i hyni historisë, do gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas.” -u shpreh Lleshaj.