Ministria e Shëndetësisë së Kovës ka përditësuar të dhënat mbi Covid-19, duke treguar bilancin e viktimave, infektimeve të reja dhe vaksinimit përgjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivme Covid-19.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546. Në total numri i rasteve aktive është 414.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
03 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar).
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546.
Në total numri i rasteve aktive është 414.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!