Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Korçë.
Një nënë me probleme të shëndetit mendor ka lindur fëmijën e saj dhe e ka mbyllur në një valixhe, aty ku fëmija ka humbur jetën. Theksojmë se foshnja ka qëndruar në valixhe për një muaj.
Ndërkohë “News 24” ka siguruar pamjet nga banesa ku jeton nëna, e cila futi në një valixhe të porsalindurin, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 në Korçë. Zonja jetonte në një hyrje të katit të dytë të një pallati ekzistues, bashkë me djalin e saj adoleshent, ndërsa burri ishte emigrant në Greqi.
Ishte pikërisht burri i saj i cili kishte zbuluar ngjarjen e rëndë, ku pasi kishte hapur një valixhe kishte parë fëmijën e pajetë. Thuhet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sot në polici, bashkëshorti i autores së krimit të rëndë sot në Korçë, i cili ka bërë edhe denoncimin për ngjarjen makabre ka deklaruar: “Fëmiaj nuk është i imi”.
Gjithashtu ai rrëfeu para oficerëve makabritetin, ndërsa shtoi se ai prej më shumë se një viti kishte emigruar në Greqi, duke pretenduar kështu se nuk ishte i ati i foshnjës. “Kam 1 vit që nuk kam patur kontakte me bashkëshorten”, mësohet të jetë shprehur ai.