Ditën e sotme u shkarkua Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Ish kryeministri Berisha në një prononcim për mediat është shprehur se tashmë ky grup do të drejtohet nga njëri prej nënkryetarëve të partisë.
Ndërsa përsa i përket platformës si kandidat për kreun e PD në zgjedhjet që pritet të mbahen në datën 22 maj, Berisha u shpreh se ende nuk e kishte shpërndarë ende.
Pyetja: Kur do e prezantoni platformën si kandidat për kryetar të PD?
Berisha: Platformën, nuk e kam ndarë, por sapo të ndodhë.
Pyetja: Basha ishte pjesë e Kuvendit edhe pse jo fizikisht, a është amnisti për humbjen?
Berisha: Nuk ka përjashtim, por realitetet janë realitete. Nëse u bë një retro-vështrim. Ai është anëtar i grupit të PD.
Pyetja: Do ketë penalizim për deputetët që nuk ishin në Kuvend?
Berisha: As edhe një penalizim. Ky Kuvend ishte i hapur, është tagri i tyre që të bëjnë zgjidhjen që duan. Këtë tren nuk ka forcë kush ta ndalojnë. Treni ecën drejt fitores.
Pyetja: Kush do e drejtojë grupin e PD?
Berisha: Sot u mor një vendim ndaj një personi që është emëruar nga Gaz Bardhi. Grupi i ekspertëve do përcaktojë procedurën e emërimit, duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë. Nuk kam asnjë emër se varet kush votohet për nënkryetar.