Prej muajsh Klodian Zoto është shpalur në kërkim për aferën e incineratorëve.
Dy të akuzuarit për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pas kontrolleve që Policia e Shtetit ka bërë brenda vendit nuk janë gjetur.
Ndërkohë që akoma vazhdon të jetë në kërkim, gazetari i njohur investigativ është shprehur se policia ka dështuar të arrestojë një nga ‘kokat’ e aferës së inceneratorëve.
Gjithashtu Artan Hoxha shprehet se policia ka pasur informacione që Zoto ka qenë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit siç raportohej. Hoxha ka folur po ashtu edhe për një tjetër të shpallur në kërkim në lidhje me aferën, Stela Gugalljan.
Sipas tij, ajo po fshihet jashtë Shqipërisë.
“Policia ka bërë tentativë për të arrestuar Klodian Zoton, brenda Shqipërisë. Stela Gugallja ndodhet jashtë Shqipërisë. Tentativat e policisë vijnë se ka pasur informacion që ka qenë brenda territorit. Është tentuar që ta kapin brenda. Ka pasur informacion por nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Kemi pjesën e funksionarëve publik, por jo biznesmenët. Është në gjysmë historia”, u shpreh Artan Hoxha në një intervistë në “ABC Neës”.
Ndër të tjera gazetari u shpreh gjithashtu se nga burime të tij brenda SPAK, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nën hetim edhe personazhe të njohur publikë për aferën e inceneratorëve.
“Është një çështje në hetim. Nuk do të mbyllet kaq shpejt. Interes ka se çfarë po bëhet me këtë hetim dhe a do të shtrihet më tej. Deri tani ky hetim ka pasur dy faza jemi në pritje të fazës së tretë. Janë shtrirë kryesisht me të Elbasanit dhe Fierit. E treta është më i kushtuari, ky është 128 milion euro dhe nuk ekziston. Te dy të parët kemi një objekt, në Tiranë kemi vetëm një landfill.
Jemi në pritje të Tiranës se çfarë do të bëhet. Edhe kjo që është bërë deri tani është sukses. Prokuroria ka boll elementë, e ka shpërbërë skemën. Por ndodhet ara faktit që a do të ketë vullnet të shkojë më lart. Ka disa personazhe të zgjedhur publik që duket sikur janë toleruar nga prokuroria. Më është thënë që i kemi nën hetim. Nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të merren nën cilësinë e të pandehur.
Për Tiranën janë akoma duke hetuar. Presioni për Tiranën është jashtëzakonisht i madh. prokuroria ka një element të rëndësishëm të ndaluar si Alqi Bllako. Ka firmosur shumë shkresa që kanë lëvizur nga ministria e tij në drejtim të Kryeministrisë dhe bashkive. Ka një mundësi që të ulë ngarkesën e vet dhe ti bëjë një shërbim publikut. Presioni për hetimin e Tiranës është shumë i madh. U bëj apel të mos tërhiqen”, pohoi Hoxha.