Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-drejtor i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi merr postin e rëndësishëm

14:01 29/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tashmë ka marrë një pozicion të ri.  Prençi është zgjedhur si Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit.

“Prej 14 prillit, Olta Aliaj është Komisionere e Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa Ahmet Prençi është Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues”, thuhet në njoftimin e institucionit.

NJOFTIM: MARRIN DETYRËN DY KOMISIONERËT E RINJ TË AVOKATIT TË POPULLIT

Dy Komisionerët e rinj të Avokatit të Popullit kanë marrë tashmë emërimin dhe kanë nisur detyrën pranë institucionit më të madh të të Drejtave të Njeriut në vendin tonë.

Prej 14 prillit, Olta Aliaj është Komisionere e Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa Ahmet Prençi është Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues.

Të dy Komisionerët e rinj u zgjodhën nga Kuvendi i Shqipërisë pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave të paraqitura për këto dy pozicione në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Aliaj dhe Prençi vijnë nga karriera të spikatura në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe institucioneve shqiptare. Në prezantimin e tyre në Institucion, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Bushka dhe Klevis Xhoxhi.

Olta Aliaj është diplomuar për drejtësi dhe është edukuar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fusha e saj e ekspertizës janë të drejtat e njeriut, e drejta kushtetuese, etj. Ajo ka punuar fillimisht si asistente ligjore në SHBA, e më pas ka ndjekur një felloëship në projektin e përpilimit të kapitullit të të drejtave të njeriut në Kushtetutën e Kosovës, si dhe u emërua eksperte ligjore e Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Përpara zgjedhjes si Komisionere e Avokatit të Popullit ajo ka shërbyer si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ahmet Prençi vjen në detyrën e tij si Komisioner pas një formimi shkencor në disa universitete dhe një karriere të gjatë e të suksesshme në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ai është diplomuar për ekonomi e drejtësi, si dhe ka kryer studime të avancuara në drejtësinë penale dhe menaxhimin e lartë të Policisë. Karriera e tij është zhvilluar prej detyrave të hetimit të krimit në Prokuroritë vendore e më pas në disa nivele drejtuese në Policinë e Shtetit deri në atë të Drejtorit të Përgjithshëm. Përpara marrjes së detyrës si Komisioner i Avokatit të Popullit, zoti Prençi është angazhuar si këshilltar në Ministrinë e Brendshme, Drejtor i Hetimit Tatimor në ILDKP, pedagog dhe ekspert i shoqërisë civile.

Ekipi i Avokatit të Popullit u uron punë të mbarë dhe suksese dy komisionerëve të rinj!

Të tjera

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Aktualitet

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë katër të rinj teksa po gërmonin në Varret Monumentale Ilire të Selcës së...

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër
Aktualitet

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presionet politike të Edi Ramës dhanë rezultat. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut...

12:46 13/12/2025
Para
I gjente klientë dhe shfrytëzonte vajzën për prostitucion, arrestohet “tutori” në Fier

I gjente klientë dhe shfrytëzonte vajzën për prostitucion, arrestohet “tutori” në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.