Javët e fundit fëmijët në botë po preken nga një lloja hepatiti, që është konsideruar ndryshe edhe si sëmundja misterioze e mëlçisë.
Hepatiti akut tek fëmijët po alarmon tashmë të gjithë botën.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht në Zonën Ekonomike Evropiane.
Deri më 20 prill janë regjistruar 111 raste në Britani duke krijuar frike dhe panik ndersa deri më 27 prill, rreth 55 raste tjera janë raportuar në 12 shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane. Për raste të reja është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Japoni, shkruan REL.
Theksojmë se shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë. Shefja e rregullatorit evropian, Andrea Ammon, ka thënë gjatë javës se shifra e saktë mbrapa rasteve me hepatit nuk dihet ende. Vlen të përmendim se autoritetet shëndetësore kanë thënë se meqë ende nuk dihet për patogjenin, rreziku për popullsinë e fëmijëve nuk mund të vlerësohet tani për tani.
Kujtojmë që një studim britanik mbi hepatitin zbulon se ekziston një lidhje mes hepatitit dhe infeksionit me Covid tek fëmijët, raportojnë mediat e huaja.
Është raportuar se një përqindje e madhe e fëmijëve që kanë zhvilluar hepatit akut ishin infektuar me koronavirus 3.5 muaj më parë . Sipas Mossialos, që nga 1 janari 2022 janë regjistruar 114 raste të hepatitit akut me etiologji të panjohur , të zbuluar tek fëmijët nën 16 vjeç . Ofruesit e kujdesit shëndetësor përpunojnë të dhënat e infeksionit të koronavirusit dhe mikroorganizmave.