Prej ditësh një peticion online po qarkullon kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, ndërkohë që kryeministrit Rama kjo gjë nuk i ka “shpëtuar’ gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ai e ka nisur ditën e sotme në seancën plenare duke u tallur me Partinë Demokratike, për të cilën tha se i ka shpallur luftë Amerikës.
Në fakt, kryeministri ka zgjedhur të flaës për zhvillimet në opozitë në vend që t’i kushtojë vëmendje çështjes që i shqetëson të gjithë qytetarët: Çmimet e larta.
Rama gjithashtu ka replikuar me deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spahon ndaj të cilit nuk kurseu kritikat dhe fyerjet. Rama tha se brenda në PD po qarkullon “sëmundja” e budallëkut, ndërsa Spaho iu përgjigj duke i thënë se është kryeministër i çmendur me kartelë.
“Profesor mos bërtit! Kot nuk ta përmenda emrin se dua që të vish këtu dhe të replikash me mua, nuk e prisja që të merrje famurin e luftës kundra Amerikës. Degradimi juaj është se budallëku është sëmundje ngjitëse, është vetëm çështje kohe budalliku juaj. Profesor pres që të vish të bësh replikë, është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni njësoj”
“Kjo është një temë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dhe dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin antik një subjekti fizik, keni pranuar se në Shqipëri sot jeto stër-stër-stër nipi i cili në pronën e tyre ndërtuan dhe këta jeni ju. Budallëku në familjen tuaj është ngjitëse. E keni në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallëkun brez pa brezi dhe ta vazhdoni të gjithë mbi të marrjen e njerëzve për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu dhe do të katandiseni më keq. Ndahuni me pjesë sa të doni, ju jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë , jeni njësoj dhe vini flisni këtu për vlerat e trashëgimnisë kulturore, ju që jeni kërcënimi më i madh i shoqërisë tonë, ju që jeni shembulli më i keq dhe kërkon ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonit me Amerikën”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama në fjalën e tij.