Macron u rizgjodh në krye të shtetit të Francës të dielën, por dalja e tij e parë pas fitore është shoqëruar me incidente.
Emmanuel Macron është gjuajtur me domate nga një burrë gjatë një vizite në një treg të hapur në Cergy, në veriperëndim të Parisit.
Sapo burri filloi të gjuante me domate Macron, i menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të tij, siç duket edhe nga videot që janë hedhur në rrjetet sociale dhe mediat franceze. Kjo ishte paraqitja e parë publike e presidentit 44-vjeçar që nga raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvilluara të dielën. Autoritetet e sigurisë më pas mednuan të hapnin një çadër për të mbrojtur Macron, të cilin edhe pse e kapi paniku për disa minuta, nuk u ndot nga domatet.
https://twitter.com/i/status/1519283537568047104
Kujtojmë që ditën e dielë, pas fitores Macron falenderoi të gjithë ata që votuan për të dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.
Ai tha se po mendon se kush janë ata që abstenuan dhe gjithashtu ata që votuan për Le Pen, të cilët sot janë të zhgënjyer. Macron u bëri thirrje mbështetësve që të mos i shajnë ata. “Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre”.
Sipas rezultateve, Emmanuel Macron ka siguruar 58% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij Marine Le Pen 41.8%. Kështu, Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë.