Ministria e Shëndetësisë së Kovës ka përditësuar të dhënat mbi Covid-19, duke treguar bilancin e viktimave, infektimeve të reja dhe vaksinimit përgjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454. Në total numri i rasteve aktive është 412.
Vlen të përmendim që në Kosovë prej disa javësh rezulton një bilanc pozitiv i Covid-19, ku çdo ditë raportohet se nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
27 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.708 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.
Në total numri i rasteve aktive është 412.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!