Skip to content
Kronikë

Do ta hapë “Kutinë e Pandorës”? Nuredin Dumani merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

· 2 min lexim

Nuredin Dumani i arrestua në Fier një  muaj më parë, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke marrë statusin e të penduarit.

Sipas raportimit të “Ballkan Web” ,hetimet tashmë marrin tjetër kthesë dhe se sipas SPAK dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj  dëshmitë përputhen dhe tashmë pritet që të hidhet dritë për shumë ngjarje kriminale në vend.

Kujtojmë që 39-vjeçari Dumani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas burimeve, mësohet se Nuredin Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte me pistoletë ndaj Bujar Çelës.

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza , SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe 5 vrasje të tjera.  Dumani dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Dyshohet se Dumani ishte i pari që qëlloi në drejtim të 62- vjeçarit Çela. Dumani dyshohet edhe si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës, dy vite me pare, si edhe për një tjetër vrasje në Rrogozhinë.